
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka deklaruar se zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, është dërguar për 48 orë në paraburgim në Serbi, për veprën “prishje e rendit kushtetues”.
Ai këtë e ka bërë të ditur në një konferencë për media bashkë me kryeministrin Albin Kurti.
“Sipas informatave që kam marrë nga Policia e Kosovës, janë ndaluar 10 pjesëtarë të policisë, 5 janë liruar mbrëmë e 4 sot. Zëvendësdrejtori Dejan Jankoviq vazhdon të jetë i arrestuar. Ai është dërguar dje në Rashkë, metodë e përsëritshme kjo nga autoritetet e Serbisë…Sipas informatave që kam ai është dërguar në paraburgim për 48 orë, me akuzën për ‘prishje të rendit Kushtetues’. Akuzë të cilën vetë presidenti Aleksandar Vuçiq e përmendi në adresimin e tij gjatë vizitës në njësitin ‘Kobra’”, ka thënë Sveçla. “Fakti se zv. drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës është arrestuar dhe transferuar në Rashkë duhet të jetë alarm për të gjithë. Nuk është vetëm abuzim i rëndë nga ana e Serbisë, por Vuçiq me arrestimin e mbajtjen e Jankoviqit synon të dërgojë mesazh të qartë të frikësimit për serbët e Kosovës që janë integruar apo donin të integroheshin në Policinë e Kosovës”.
Sveçla ka thënë se bazuar në informata ka edhe qytetarë tjerë të arrestuar. Ai ka bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të të gjithëve./MitroLajm.com
Lini një koment