Një zyrtar policor është sulmuar dje në fshatin Bajgorë të Mitrovicës, jashtë detyrës zyrtare.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se polici u përballë me dy persona, të cilët po dyshohen se e kanë sulmuar fizikisht, duke e goditur me grushte e shufër dhe për pasojë i shkaktuan lëndime trupore.

Sinjali mëson se motivi i incidentit dyshohet se lidhet me dyshimet që dy sulmuesit i kishin në drejtim të policit, të cilin e akuzuan se kishte shkuar për të vjedhur dru në pronën e tyre.

Përballë kësaj situate, rasti u denoncua dhe një njësi policore ka arritur t’i arrestojë dy personat e dyshuar.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të njëjtit janë dërguar në mbajtje dhe ndaj tyre është iniciuar rasti nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm ndaj personit zyrtar’./MitroLajm.com

Lini një koment

Në modë