
Ish-zv.ministri i Brendshëm, Valdet Hoxha, në edicionin special për votimet në veri në RTV Dukagjini, ka thënë se organizmi i këtij procesi votues është për tu përgëzuar por sipas tij, epilogu i kësaj dite tashmë dihet.
“Do të kemi vetëm një 100 për qind të pjesëmarrjes dhe ai do të jetë nga komisionerët sepse deri më tani ishin gjashtë vota dhe ishin nga komisionerët”, ka thënë Hoxha.
Ai është shprehur se qytetarët serbë nuk do të marrin pjesë në këto votime, por vetëm qytetarët shqiptarë për t’i respektuar vendimet e shtetit të Kosovës.
“Përndryshe kjo është e pritshme, përveç Listës Serbe janë edhe situatat gjeopolitike. E dine që mbrëmë kaloi edhe buxheti – ndihma në Dhomën Përfaqësuese për Ukrainën dhe Izraelin. Tashmë situate në terren në Ukrainë do të ndryshojë në kuptimin e mbrojtjes. Kjo nuk i konvenon Serbisë, e as Rusisë, prandaj nuk ka mend që do të pranoni një proces të votimit, i cili do ta kthente normalitetin në pjesën veriore të vendit”, ka thënë tutje Hoxha.
/MitroLajm.com/
Lini një koment