
Disa persona kanë protestuar sot në Gllarevë për pakënaqësitë që kanë në lidhje me ndërtimin e rrugës Prishtinë- Pejë.
Klina.info ka publikuar pamje ku shihet momenti i eskalimi të situatës.
Protestuesit janë përleshur me policët që po qëndronin aty.
Tashmë për Express policia ka konfirmuar arrestimin e tre personave.
Arrestohen tre protestues në Gllarevë, penguan punimet në rrugën Prishtinë- Pejë

Tre persona janë arrestuar sot në Gllarevë, pasi dyshohet se kanë penguar punimet në rrugën Prishtinë- Pejë. Këtë për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova. “Sot janë arrestuar 3 persona në Gllarevë, të njëjtit gjatë protestës kanë penguar punimet në rrugë”, tha Rugova.
/MitroLajm.com/
Lini një koment