Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një motoçikletë.

I lënduari është dërguar në spitalin rajonal të Pejës, për tretman mjekësor.

Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se informatën për aksidentin e kanë pranuar rreth orës 18:30.

/MitroLajm.com

Lini një koment

Në modë