
Ushtari nga FSK-ja dhe tjetri nga Jordania, janë zgjedhur ushtarët më të mirë për vitin 2024. Në ceremoninë e organizuar u tha se FSK është partnere e besueshme e forcave aleate.
Sead Veseli, nga Kosova, dhe Mohammad Yauset Ahmad, nga Jordania, janë fitues të garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, ku pjesëmarrës ishin ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të tetë shteteve partnere.
“Unë gëzohem që kam qenë pjesë e kësaj gare sepse ka pasur edhe ndërkombëtar dhe këtu kemi treguar vlerat tona ushtarake si pjesë e FSK-së. ka qenë bashkëpunim i mirë dhe një garë shumë interesante dhe ka qenë pak sfiduese”, tha Sead Vesli, ushtari më i mirë nga FSK-ja.
“Jam shumë i lumtur tani që fitova vendin e parë. Sfida ishte shumë e vështirë dhe duhej të tregoheshe shumë i fortë. Dua të falënderoj Kosovën për gjithçka, për gjithë këtë organizim, të gjithë instruktorët pjesëmarrës”, tha Mohammad Yousef Ahmad, ushtari më i mirë nga ndërkombëtarët.
Në ceremoninë u tha se FSK është në gjendje të jetë partnere e besueshme dhe të kontribuojnë për paqe dhe stabilitet.
“Për ti materializuar ato në vlera të përbashkëta në misionin e përbashkët që kemi që të krijojmë vlera njerëzore dhe të krijomë paqen mision që e kemi të përbashkët”, tha Shemsi Syla, zëvendësministri i Mbrojtjes.
“Të jesh ushtar më i mirë do të thotë të jesh gati për të luftuar, të jesh i gatshëm të kujdesesh për të tjerët dhe të jesh gati për të mbrojtur vlerat e lirisë, prosperitetit dhe shoqërive demokratike”, tha Jeton Dreshaj, gjeneral brigade, si dhe komandant i KSD-së.
Edhe përfaqësuesit e ushtrimeve ndërkombëtare pjesëmarrëse e çmuan lart bashkëpunimin e tyre me Forcën e Sigurisë së Kosovës
/MitroLajm.com
Lini një koment