Gazetari Vehbi Kajtazi, ka reaguar në lidhje me deklaratën e fundit të presidentes së vendit, Vjosa Osmani ku tha se pas anëtarësimit në Këshillin e Evropës, familjarët e personave të zhdukur do të kenë mundësinë për ta paditur Serbinë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Kajtazi, në një shkrim tha se edhe Osmani e di se kjo që po e thotë nuk është e vertetë.

“Kjo deklaratë vetem zgjatë agoninë e familjarëve të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës”, shkroi Kajtazi në Facebook.

Sipas Kajtazit, me anëtarsimin e Kosovës në KiE, maksimumi që mund të arrihet është që Gjykata e Strasburgut t’i pranojë për shqyrtim rastet nga shpallja e pavarësisë e këndej.

“Thënë më së buti, presidentja po i mashtron njerezit me dhimbje e agoni. Ata nuk mund ta padisin Serbine per krime lufte”, përfundoi ai.

Presidentja Vjosa Osmani në deklarimin e saj pas nderimeve për të pagjeturit në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur, ka thënë se me anëtarësimin në Këshillin e Evropës, familjarët e personave të zhdukur do të kenë mundësinë për ta paditur Serbinë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

/Mitrolajm.com/

Lini një koment

Në modë