Një shqiptar ka qëlluar për vdekje pronarin e një restoranti në Gjermani.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur para një restoranti në qendër të qytetit në Duseldorf.

Sipas mediave vendase, pronari 38-vjeçar i një lokali në Herzogstraße në lagjen Friedrichstadt ka debatuar me një shqiptar 52-vjeçar me origjinë nga Kosova. Ata dolën jashtë restorantit për të zgjidhur debatin me tyre, por sherri u përshkallëzua dhe 52-vjeçari ka nxjerrë papritur armën dhe ka qëlluar disa herë viktimën.

Indeksonline ka mësuar së viktima ishte profesionist i arteve marciale.

Pak më vonë, policia ka mundur të arrestojë pa rezistencë një person të armatosur me armë zjarri para lokalit. 

Sipas policisë, personi i arrestuar është një kosovar 52 vjeçar me banim në Gjermani.

Aktualisht është e paqartë nëse autori dhe viktima njiheshin me njëri-tjetrin.

/Mitrolajm.com/

Lini një koment

Në modë