
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se Kosova duhet të jetë gati për luftë.
Kështu ka thënë Bislimi për platformën ukrainase të lajmeve “European Pravda”, ku ka komentuar ngjarjet e fundit në veri të vendit dhe sulmin në Banjskë.
“Ne duhet të jemi gati për luftë. Po, një luftë konvencionale është e pamundur tani sepse ne jemi të mbrojtur nga paqeruajtësit e KFOR-it. Megjithatë, ashtu siç tregoi shembulli i Banjskës, një sulm hibrid gjithmonë mund të fillohet kundër nesh – dhe ne duhet të jemi të përgatitur që kjo të ndodhë përsëri në çdo kohë.” – ka thënë ai.
Më tej, ai ka thënë se ka arsye që të besohet edhe edhe Rusia ishte e përfshirë në sulmin në Banjskë.
“Në jug të Serbisë, në qytetin e Nishit, i cili nuk është shumë larg kufirit, ekziston e ashtuquajtura qendra humanitare ruse e cila zyrtarisht është e angazhuar në sigurinë nga zjarri, por askush nuk ka parë ndonjë rezultat të punës së saj.” – ka thënë ai
/MitroLajm
Lini një koment