Familja Fejza nga Mitrovica ka marrë lajmin e hidhur për vdekjen e familjarit të tyre, Agim Fejza.

Agim Fejza ishte një atdhetar, një mbështetës i fuqishëm i pavarësisë ndërsa pëmes këngëve ai mbajti gjallë atdhedashurinë duke u kënduar dëshmorëve të lirisë, shkruan Jepi zë.

Ai mbahet mend për këngët që i kushtonte Gjergj Kastriotit, Pjetër Bogdanit, Ismail Qemalit, Isë Boletinit, Adem Jasharit, Ibrahim Rugovës, trimave të kombit shqiptar e minatorëve të Trepçës dhe trimave të Shalës së Bajgorës.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët e tij përmes një postimi në rrjetet sociale.

/Mitrolajm.com/

Lini një koment

Në modë