Rastet e dhunës ndër-etnike nuk janë edhe aq të rralla në rajonin e veriut të Kosovës. Një rast i tillë ka ndodhur edhe më 5 maj, pra dy ditë më parë në fshatin Zhitkovc të Zveçanit.

Rasti i cili është cili është cilësuar si lëndim i lehtë trupor dhe dëmtim prone ka ndodhur rreth orës 19:30.

Viktimat kanë qenë një burrë shqiptarë, dhe dy të tjerë boshnjakë, të cilët pas lëndimeve të marra kanë kërkuar tretman mjekësor.

Siç kanë raportuar viktimat, derisa ata ishin në një lokal në Zveçan, pas një mosmarrëveshjeje me pronarin e lokalit, janë sulmuar fizikisht nga i dyshuari i nacionalitetit serb mjet të fortë.

I dyshuari është arrestuar dje nga Policia e Kosovës dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

/MitroLajm

Lini një koment

Në modë