Një përleshje fizike ka ndodhur dje rreth orës 19:00 në rrugën “Tirana” në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës.

Ankuesi ka raportuar në Policinë e Kosovës se pas një mosmarrëveshje lidhur me një shitblerje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari.

Personi i sulmuar ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

/MitroLajm.com/

Lini një koment

Në modë