
Presidentja Vjosa Osmani është shprehur e lumtur që ka takuar ish Presidentin legjendar të Shteteve të Bashkuara të Amerikes, George W. Bush.
Ajo e ka bërë këtë të ditur përmes një postimi në Facebook, shkruan Mitrolajm.
Postimi i plotë:
“Mjaft është mjaft. Kosova është e pavarur”, është fraza paralajmëruese për pavarësinë e Kosovës, e Presidentit George W. Bush në Tiranë më 2007, e cila do të mbetet e gdhendur në analet e historisë si një afirmim i vendosur i të drejtës së Kosovës për të qenë e pavarur dhe sovrane.
Kënaqësi që takova lajmëtarin e pavarësisë së Kosovës, Presidentin Bush, i cili ishte një avokues i vendosur për pavarësinë e Kosovës dhe vazhdon të mbetet një mik dhe mbështetës i popullit të Kosovës. 🇽🇰 🇺🇸”
/Mitrolajm.com/
Lini një koment