Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se polici Januz Veselaj është liruar pasi ka marrë trajtimin e nevojshëm në QKUK.

Sveçla ka përgëzuar Veselajn për profesionalizmin e tij. Veselaj kishte ndërhyrë gjatë një tentim vjedhjeje në Kishën e Zllakuqanit të Klinë

“Gjatë reagimit në një tentim vjedhje në Kishën e Zllakuqanit në mëngjesin e sotëm, gjatë shkëmbimit të zjarrit me personat e dyshimtë është plagosur pjesëtari i Policisë së Kosovës Januz Veselaj. Përgëzoj zyrtarët policor për përgjigjen e shpejtë në rast pas marrjes së informatës dhe zyrtarin Januz Veselaj për reagimin profesional përkundër rrezikimit të jetës së tij”, ka shkruar ai.

“Nga Drejtori i Policisë jam njoftuar se zyrtari Veselaj pas tretmanit të nevojshëm në QKUK është liruar për në shtëpi. I uroj shërim dhe kthim të shpejtë në detyrë”.

“Kërkoj nga njësitet përkatëse zbardhjen sa më të shpejtë të këtij rasti dhe sjelljen e kriminelëve para drejtësisë. Kushdo që në çfarëdo forme tenton të cënojë jetën apo pronën e qytetarëve tanë dhe shtetit tonë do të ballafaqohet me forcën e ligjit”, përfundon Sveçla.

/MitroLajm

Lini një koment

Në modë