
Emisioni sportiv “Favorit” mbrëmë e trajtoi mbi të gjitha temën e organizimit të përbashkët të Euro 2027 për U-21 nga ana e Shqipërisë së bashku me Serbinë.
E pjesë e emisionit, përmes një lidhjeje direkte nga Tirana ishte gazetari i njohur shqiptar, Artan Hoxha.
Ai tregoi se e përcjell me të madhe futbollin kosovar, për të cilin tha se për momentin është mbi atë shqiptar, kur flasim në nivel klubesh dhe përfaqësim në Evropë.
Ndërkohë, zbuloi se është anëtar zyrtar i tifo-grupit prishtinas, “Plisat” dhe tregoi se në fanellën e tij e ndan në dy pjesë, përpara Kombëtaren shqiptare dhe prapa Kosovën, të cilën nuk e harron asnjëherë.
/MitroLajm.com/
Lini një koment