
Derisa Kuvendi i Kosovës po zhvillonte punimet gjatë ditës së enjte, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, kanë shkëmbyer disa fjalë rreth shpërndarjes së Kuvendit.
Konjufca në foltore teksa ka cituar Tahirin, ka thënë se shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së po e pyet nëse duan të shpërndahet Kuvendi të enjten.
“Abelard Tahiri po më pyet, mos po doni me këtë harq me shpërndarë edhe Kuvendin”, kishte deklaruar dje Konjufca me humor.
Të njëjtën temë, Konjufca e ka rikthyer edhe sot në Kuvend, duke i thënë me humor, Abelard Tahirit se duket që s’ka nevojë të shpërndahet Kuvendi, meqë mjaft i shpërndarë po duket.
“Abelard, Kuvendi s’ka nevojë me u shpërnda, se si i shpërndamë po më doket”, ka thënë Konjufca.
PDK ka qenë e vetmja parti opozitare që i ka shkuar Kurtit në darkën e ftuar e ku është diskutuar edhe për zgjedhjet e reja.
/MitroLajm.com/
Lini një koment