Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka takuar në Zvicër homologun e saj finlandez, Alexander Stubb.

Osmani shkroi në Facebook se Stubb është “mik dhe përkrahës i jashtëzakonshëm i Republikës së Kosovës” dhe se me të do të punojë ngushtë.

“Kënaqësi të bashkëbisedoj përgjatë dy ditëve të samitit me Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb”, shkroi Osmani në Facebook.

🇽🇰
🇫🇮

“Një mik dhe përkrahës i jashtëzakonshëm i Republikës së Kosovës, me të cilin do të punojmë ngushtë për ta avancuar tutje partneritetin tonë me Finlandën si dhe rrugëtimin tonë euro-atlantik. “, shtoi presidentja.

Osmani shkoi në shtetin helvetik për të marrë pjesë në një samit paqeje për Ukrainën.

/MitroLajm.com/

Lini një koment

Në modë