Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim orientalisten nga Mitrovica me banim në Stamboll, Ajten Krasniqi Ardel.

Kurti ka thënë se Krasniqi-Ardel ani pse është pensionuar para pesë viteve vazhdon të kontribuoj në sjelljen e dëshmive te reja për të kaluarën osmane të Ballkanit dhe shqiptarëve.

Tutje Kurti tha se ajo pasi që kishte përfunduar përmbledhjen e dokumenteve për Gjakovën i dhuroi edhe librin “Gjakova dhe dokumente osmane”.

“Interes i saj më tha, është pasqyrimi i jetës sociale te njerëzve të kohës, e cila me shumë u trazua nga orekset dhe ndërmarrjet politike të shteteve të caktuara, siq është rasti me Serbinë, sesa që kishte nga natyra armiqësi mespopujsh.Prurjet e Ajtenes, sidomos ato të dy-tre shekujve të fundit, edhe në vazhdim do të jenë dritëhedhje e rëndësishme per historineë e vendit tonë dhe të shqiptarëve në pergjithësi.”, ka shkruar Kurti.

Ajten Krasniqi Ardel tash e tri dekada është arkiviste e dokumenteve osmane.

/mitrolajm.com/

Lini një koment

Në modë