Në kuadër të vizitës në Oqeani, Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, filloi vizitën në Fixhi ku u prit në takim nga Kryeministri i Republikës së Fixhit, Sitiveni Rabuka.

Ahmeti dhe Rabuka vlerësuan lart marrëdhëniet midis dy vendeve, siç njofton MPJD. Diskutimi u përqendrua rreth marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunimi në rrafshin ndërkombëtar dhe zhvillimet e fundit botërore.

Gjatë takimit, u diskutua për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, me theks të veçantë për marrëveshjen në proces lidhur me konsultimet politike.

Lidhur me bashkëpunimin ndërkombëtar, zëvendësministri Ahmeti falënderoi kryeministrin Rabuka për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë Fixhi përgjatë proceseve integruese të Kosovës në organizata ndërkombëtare, thuhet më tej në njoftim.

Ndërsa, sa i përket zhvillimeve të fundit botërore, u tha se është e rëndësishme që të ruhet paqja dhe stabiliteti. Të dyja palët vlerësuan se ndajnë të njëjtat vlera në këtë drejtim.

“Në fund, zëvendësministri Ahmeti, falënderoi Kryeministrin Rabuka për mbështetjen dhe pritjen e bërë nga Republika e Fixhit”.

/MitroLajm.com/

Lini një koment

Në modë