Dy persona janë arrestuar pasi dyshohet se ia kanë shitur një personi tjetër një lokal, që është pronë e komunës së Istogut.

Zëdhënësi i Prokuroria në Pejë, Shkodran Nikçi, ka thënë për Gazetën Express se rastin e ka denoncuar viktima dhe tashmë është bërë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarve.

“Rasti është denoncuar nga viktima. Personat e dyshuar pas një pune hetimore janë arrestuar dhe ndaj tyre është bërë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit”, tha ai .

Të dyshuarit janë F.K. dhe B.M. dhe ngarkohen me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Mashtrimi”.

/MitroLajm.com/

Lini një koment

Në modë