Shefi i ekipit negociator të Serbisë, Petar Petkovic, është duke qëndruar prej disa ditësh në Kinë. Ai ka njoftuar se bashkë me një delegacion të partisë së Aleksander Vuçiqit, kanë viziutar provincën Guangxi, në të cilën jetojnë shumë pakica kombëtare.

Petkoviq është takuar me kreun e kësaj krahine, Liu Ning, me të cilin thotë se ka biseduar për çështjen e pakicave që jetojnë në provincë.

Politikani serb tutje ka shkruar se në këtë provincë në Kinë ekziston harmoni ndëretnike që ekziston edhe në Serbi, derisa Petkoviq pretendon se situata është ndryshe në veriun e Republikës së Kosovës “ku populli serb është i ekspozuar ndaj terrorit dhe persekutimit nga Qeveria në Prishtinë”.

/MitroLajm.com/

Lini një koment

Në modë