Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e nisi fjalën e tij në mbledhjen e sotme të partisë duke përmendur sulmin ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trumpt.

“Sot u shokuam nga tentim-vrasja e ish-presidentit amerikan Donald Trump”, tha Kurti, duke shtuar se “dhuna politike është e papranueshme”.

Kurti tha se “qartazi jetojmë në një epokë e cila nuk është veçse e vështirë, por edhe e rrezikshme”.

“Demokracia dhe siguria dhe stabiliteti në SHBA janë të rëndësishme për demokracinë dhe sigurinë dhe stabilitetin në mbarë botën, e veçanërisht në Republikën e Kosovës”, tha Kurti.

/MitroLajm.com/

Lini një koment

Në modë