
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, e ka vizituar sot policin serb që ka mbetur i plagosur nga Faton Harjizi.
Daçiq ka thënë se polici serb, Vejkosllav Iliqin, është plagosur natën kur Faton Hajrizi e ka vrarë policin tjetër Nikolla Krasmanoviq.
“Kam vizituar Iliqin, i cili është në gjendje stabile dhe po shërohet.
Serbia vlerëson dhe respekton sakrificën dhe guximin e tij, por edhe vlerat që mbart çdo polic serb, i gatshëm të sakrifikojë jetën e tij për të mbrojtur qytetarët e tij dhe vendin”, ka thënë Daçiq.
/MitroLajm.com/
Lini një koment