Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, dje ka njoftuar se është takuar me Istref Hoxhën, njeriu i cili bashkë me nënën e tij e kishin ndihmuar Gecin i cili më 19 tetor 2001 kishte hyrë i plagosur në shtëpinë e tyre.

Geci ka treguar se Istrefi ia ka rikujtuar plagët dhe mënyrën se si e kishte ndihmuar për ta lidhur këmbën e djathtë pas plagosjes në ditën kur ishin vrarë Besim Dajaku e Bekim Kastrati.

Postimi i plotë i Gani Gecit:

 Pas 15 vitesh në gurbet erdhi të më vizitojë Istref Hoxha .

Më 19 tetor 2001, kur mu vranë dy shokët e mi ,Besim Dajaku dhe Bekim Kastrati dhe unë u plagosa në një pritë të organizuar mirë nga kriminelët e natës dhe Shani Geci shpëtoi pa lëndime Istrefi ma dha ndihmen e parë.

Istrefi dhe nëna e tij shkëputën një shogz nga djepi i një fëmije ne salllnin e tyre kur unë i plagosur zhagas hyra në shtëpinë e tyre në lagjen Hoxhaj të fshatit Llaushë.

Istrefi edhe njëherë mi kujtoi plagët e mia dhe shogzën e djepit dhe si më ndihmoi për të lidhur këmbën e djathtë, ndërsa këmbën e majtë e kisha lidhur me rrip në oborrin e shtëpisë së tyre.

Më kujtoi gjithashtu se si komandanti francez i policisë së UNMIK-ut nuk më dërgoi te mjeku. Pastaj, më kujtoi kur Baci Shani Geci më mori dhe më çoi në automjetin e Arsim Xanit, të cilin e kishte ndaluar Baci Shani në rrugë dhe me derguan ne Spitalin e Skenderait pas gati nji ore qendrimi në vendin e ngajrjes . Mi kujtoj edhe emrat e tri policeve shqiptare qe paskan qenë vendin e ngjarjes at nat.

/MitroLajm.com/

Lini një koment

Në modë