Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti po i përcjellin me një interes të pazakontë Lojërar Olimpike 2024 në Paris.

Menjëherë pasi xhudistja kosovare Distria Krasniqi e fitoi duelin e saj të parë, reaguan të dy liderët.

“Ippon në 30 sekonda! E arta jonë Distria, bravo! Vazhdojmë përpara 🇽🇰💪🏻”, shkroi Osmani në Facebook.

Kurti, ndërkaq, pyeti se si është e mundur.

“Disa ndeshje të xhudos në Paris po zgjasin më shkurt se katër minuta. Ndonjëra rrallë rreth një minut. Njëra prej tyre as një minut, vetëm 39 sekonda! Si është e mundur? Distria Krasniqi, Republika e Kosovës”, shkroi ai.

/MitroLajm.com/

Lini një koment

Në modë