Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, i është drejtuar mërgatës duke i thënë se derisa “festoni me Albin Rrencin, mbani mend që Qeveria e tij ka nxjerrë jashtë funksionit demokracinë parlamentare, deputetët e Kuvendit të Kosovës ngrejnë dhe ulin duart me dirigjim të Dejona Mihailit, për muaj të tërë nuk është mbajtur asnjë seancë plenare”.

Musliu ka shtuar se në politikën e brendshme Kosova ka pasur zero zhvillim ekonomike, rritje të çmimeve, nuk ka pasur rritje rrogash.

Ndërkaq, sipas Musliut, në politikën e jashtme “Kosova pësoi shkatërrim të diplomacisë”, për katër vjet nuk ka pasur njohje e as anëtarësim në ndonjë organizatë.

“Mos lejoni që e gjithë kjo të ndodhë në emrin tuaj sepse nuk e meritoni të hyni në histori si përkrahës të shkatërrimit të shtetit që e ndërtuat vet.”

/MitroLajm.com/

Lini një koment

Në modë