Dy persona janë arrestuar e më pas janë liruar në procedurë të rregullt në dy raste të ndara të kontrolleve në shtëpitë e tyre në Zveçan.

Njëri kontroll u krye në ora 11:00 gjersa kontrolli i dytë në ora 12:20. Në të dyja shtëpitë Policia gjeti armatim.

Në shtëpinë e parë Policia gjeti dhe sekuestroi një pushkë gjersa në të dytën policia sekuestroi një pushkë tjetër gjuetie.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Lini një koment

Në modë